20 maj 13

Liberalizimi i vizave shkakton vonesa për pasaportat biometrike

Nga Joana Diamanti - Thu Nov 11, 12:49 pm

Liberalizimi i vizave tashmë është realitet. Mjafton pajisja me pasaportë biometrike dhe shqiptarët mund të udhëtojnë drejt gjithë vendeve Shengen. Kjo është edhe arsyeja që është rritur mjaft fluksi i aplikuesve për këto pasaporta.

Radhët e gjata pranë gjendjeve civile të kryeqytetit dhe jo vetëm duken ndjeshëm ditët e fundit. Por minibashkitë nuk kanë reaguar ende, nëse do të ketë një rritje të stafit të punonjësve, për të lehtësuar disi këtë fluks.

Duke qenë sistemi on line, lejohet që të interesuarit të aplikojnë nga qendra të ndryshme dhe jo detyrimisht nga qendrat pranë vendbanimeve të tyre, me qëllim që të pakësohet disi radha. Edhe pse orari i punonjësve pranë zyrave të aplikimit është 08:00 me 16:00, përsëri është i pamundur përballimi i fluksit, aq më tepër kur në këto zyra ndodhet vetëm një punonjës.

Sipas statistikave, vërehet që në gjithë territorin shqiptar çdo ditë aplikojnë 10 mijë persona, ndërkohë që sipas të dhënave të firmës që ka marrë përsipër nxjerrjen e pasaportave, çdo ditë prodhohen 3 mijë pasaporta biometrike. Ky fakt sjell vonesa shumë të mëdha për pajisjen me pasaporta biometrike.

Vlen për t’u përmendur që personat mbi 16 vjeç fillimisht duhet të aplikojnë për kartë identiteti dhe pastaj për pasaportë biometrike.

Pasaporta kushton 6 mijë lek të reja. Pagesa kryhet pranë zyrës postare dhe kuponi që merret dorëzohet pranë zyrave të aplikimit.

Nëse ju pëlqeu bëni
ose Share


Provided by water damage columbus