21 maj 13

Tiranë: Atentat të fortit të Tropojës, Filip Gjeloshi-t

Nga Ilir Konti - Sun Feb 06, 2:45 pm

  • Lexuar 1592 herë

Në një atentat të bërë mbrëmë vonë në rrugën “Siri Kodra” në kryeqyet, konsistoi se personi i plagosur ishte i forti i Tropojës i cili vite më parë i kishte krijuar dhimbje koke Policisë, e aq më tepër repartit special të RENEA-s kur këta të fundit në 2006, tentuan ta vinin në pranga Gjeloshi-n, ndërkohë që ai ishte strehuar në një shpellë dhe aty pas një lufte disa orësh me specialët e RENEA-s, u bë i mundur arrestimi tij. Ai akuzohej për një vrasje në Lekbibaj dhe pse kjo vrasje nuk u vërtetua kurrë, kështu që Filip Gjeloshi mundi sërish ta linte qelinë.
Burime të policisë së kryeqytetit bëjnë të ditur se Gjeloshi është qëlluar me pistoletë të paktën me pesë plumba, por në distancë të madhe, kjo sipas policisë ishte arsyeja që Gjoleshi u plagos lehtë në krah. Po sipas policisë, Gjeloshi-t i është zënë pritë afër shtëpisë, në momentin kur ishte larguar nga lokali i tij. Policia bënë të ditur se ende nuk ka pista të mundshme ku mund të fokusohet hetimi, por policia bënë të ditur se një mundësi është dhe ajo e hakmarrjes, apo  larje hesapesh.

  • Lexuar 1592 herë

Nëse ju pëlqeu bëni
ose Share


Provided by water damage columbus