21 maj 13

Ombrellë shpëtimi për Eurozonën, Merkel më tolerante me Greqinë

Nga Joana Diamanti - Sat Mar 12, 9:51 am

Shtetet e Eurozonës, të mbledhura për të “shpëtuar” valutën e europiane, ranë dakord për pikat më të rëndësishme të kësaj nisme.

Pas përfundimit të Samitit të Jashtëzakonshëm në Bruksel, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, tha se do të krijohet një ombrellë shpëtimi prej 500 miliardë eurosh.

Kjo shumë do të shërbejë si hua, për shtetet “e mbytura” në borxhe, me qëllim që të shmangë falimentimin e tyre.

Gjithsesi, kancelarja Merkel u tregua disi më e “zbutur” kundrejt Greqisë, duke thënë se Greqisë do t’i ofrohen norma më të ulëta interesi, por ajo vazhdoi të jetë njësoj e rreptë me Irlandën, e cila nuk do të përfitojë nga kjo lehtësi.

Veç Merkel, për mediat është prononcuar edhe presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy, sipas të cilit, do të shtyhet afati i shlyerjes së kredisë për Greqinë.

Këto masa do të shërbejnë për të ndihmuar disi situatën e vështirë që po përjeton këto kohë Greqia, pasi masat që ka marrë deri më sot qeveria helene, kanë rënduar shumë ekonomikisht shtetasit e saj.

Nëse ju pëlqeu bëni
ose Share


Provided by water damage columbus