20 maj 13

Policia e Tiranës merr fushatën kundër duhanit në shkollat 9 vjeçare

Nga Enkeleda Beqiri - Tue May 31, 9:35 pm

Ndonëse nuk e quajnë një fenomen  shqetësues në shkollat 9 vjeçare, por duke u nisur nga rastet sporadike drejtoria e policisë së Tiranës po zhvillon një fushatë sensibilizuese në të gjitha shkollat e kryeqytetit, lidhur me fenomenet negative të duhanit , alkoolit dhe marjuhanës.

Programi synon pregatitjen dhe formimin e fëmijëve të moshave 12-13 vjeçare të cilët kur të perballen me fenomenet negative ti thonë jo drogave dhe substancave të tjera narkotike.

Në të gjitha shkollat funksionojnë rreth 30 grupe mësimore në përbërje të të cilave janë oficere policie dhe  mësues  të cilët zhvillojnë orë mësimi  kryesisht me nxënësit e  klasave të gjashtë, shtatë, tetë dhe nëntë.

Nëse ju pëlqeu bëni
ose Share


Provided by water damage columbus