Arrestohet biznesmeni italian, i bënte shantazh Berluskonit
Nga Enkeleda Beqiri - Fri Sep 02, 10:10 am
- Lexuar 464 herë
- Tweet
Reth 500 mijë euro ka përfituar një italian së bashku me të shoqen nga shantazhi që i kanë bërë kryeministrit italian Silvio Berluskoni në lidhje me cështjen e tij të prostitutave. Giampaolo Tarantini dhe gruaja e tij kanë qenë furnizuesit me femra të të ashtuquajturave festa Bunga Bunga të kryeministrit italian kundrejt pagesave të majme, por tani policia pretendon se Tarantini ka përvetësuar më shumë se gjysmë milioni euro në këmbim të një dëshmie të tij ndaj hetuesve, se kryeministri nuk ishte ne dijeni se femrat ishin prostituta.
Në anën tjetër, vetë Berluskoni pranon se e ka paguar biznesmenin, por me pretendimin se kishte ndihmuar një familje neë nevojë. Por prokurorët në Napoli pretendojnë se Tarantini e ka detyruar Berluskonin të paguajë familjen e tij në këmbim të bashkepunimit të tij në gjyqin ku kryeministri akuzohet për marrëdhenie seksuale me prostituta minorene. Bashkëshortët janë arrestuar ndërkohë autoritetet kanë nisur një hetim për të hedhur meë shumë dritë mbi këtë cështje.
- Lexuar 464 herë
- Tweet


sending...