Liberalizimi i vizave, kujdes me vulat fallco
Nga Joana Diamanti - Thu Feb 02, 9:31 am
- Lexuar 517 herë
- Tweet
Siç ju kemi njoftuar edhe më parë, shumë shtetas shqiptarë që udhëtojnë drejt BE-së, bien “viktima” të disa personave, të cilët u shesin shpresën me para.
Këta persona kanë ngritur laboratorët e vulave fallco, por ndërkohë u premtojnë këtyre shtetasve se do t’u vendosin në pasaportat e reja biometrike vula origjinale, me qëllim që të qëndrojnë më gjatë se 90 ditë në shtetin pritës evropian.
Por diçka e tillë nuk ndodh, pasi policia në pikat kufitare është në gjendje të verifikojë të dhënat.
Kështu, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në dalje nga Republika e Shqipërisë, u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Ivan Mustafa Kateshi 26 vjeç, lindur ne Vrap-Tiranë dhe banues në Bathore. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr.562 datë 12.04.2010, e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim apo vënie në përdorim të pasaportave, letërnjoftimeve apo vizave” parashikuar nga neni 189/1 i Kodit Penal.
Pra, siç shikoni, veprime të tilla kanë ndodhur edhe më parë, por ato mund të vërtetohen fare lehtë edhe me pasaportat biometrike. Dhe nuk dënohesh vetëm nëse falsifikon, por edhe nëse përdor dokumente të falsifikuara.
- Lexuar 517 herë
- Tweet

sending...