Operacioni “Royal” bënë të mundur sekuestrimin e 2 kg kokainë në Tiranë
Nga Enkeleda Beqiri - Sun Mar 11, 9:54 am
- Lexuar 173 herë
- Tweet
Gjatë ditës së sotme policia e Tiranës ka sekuestruar 2 kg lëndë narkotike te llojit kokainë si dhe ka bërë të mundur arrestimin e dy personave. Në një koferencë për shtyp zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini ka bërë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Royal”, u arrestuan në flagranca dy shtetasit Aleksandër Gudo dhe Saluadin Bajrami si dhe janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë.
“Policia e Tiranës në saj të operacionit “Royal” ka arritur të kapi në flagrancë shtetasin Salaudin Bajrami me 2 kilogram drogë. Arrestimi i tij është bërë i mundur në afërsi të sheshit “Avni Rustemi” në kryeqytet, gjatë momentit të shkëmbimit të 700 gr kokainë, ndërsa pjesa tjetër u gjet në banesën e shokut të tij, Aleksandër Gudo”.
Katragjini u shpreh me tej se të arrestuarit e shpërndanin drogën në lokalet e natës dhe nëpër kazino të ndryshme në kryeqytet. Uniformat blu vazhdojnë hetimin ndaj personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
- Lexuar 173 herë
- Tweet

sending...