Lajm i mirë nga SHBA. Ndryshon ligji i emigracionit, ja kush përfiton
Nga Joana Diamanti - Sat Jun 16, 8:41 am
- Lexuar 2449 herë
- Tweet
Qeveria e presidentit Barak Obama njoftoi ditën e sotme se do t’i lehtësojë masat që lidhen me deportimin e emigrantëve të mitur të paligjshëm që ndodhen në territorin amerikan. Këto masa të reja vijnë ndesh me politikën e emigracionit që ka ndjekur deri më sot Shtëpia e Bardhë.
Ky vendim, citon albobserver.com do të ndihmojë të gjithë ata persona që kanë hyrë në SHBA kur ishin nën 16 vjeç dhe sot nuk janë më shumë se 30 vjeç. Këta të rinj duhet që të kenë studiuar në shkolla amerikane dhe të kenë dëshmi të pastër penaliteti.
Sipas ministres së Sigurisë së Brendshme, Jannet Napolitano, këta shtetas të paligjshëm, të cilët nuk përbëjnë rrezik për shoqërinë, mund të vazhdojnë të qëndrojnë në vend dhe të aplikojnë për t’u pajisur me leje pune.
“Ligjet e emigracionit duhet të zbatohen me rreptësi, por edhe me logjikë. Nuk janë të projektuara për t’u zbatuar verbërisht, pa marrë parasysh veçantitë e çdo rasti”, shtoi ministrja.
Ky vendim, pak muaj para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, do të mirëpritet kryesisht nga komuniteti spanjishtfolës që jeton në SHBA. Por nga ky ligj mund të përfitojnë edhe familjet shqiptare, të cilët kanë emigruar me fëmijët e tyre me dokumente apo identitete të rrema. /albobserver.com/
- Lexuar 2449 herë
- Tweet

sending...