Lopez nis turin botëror, veshjet prej diamanti tregojnë format perfekte (Foto)
Nga Enkeleda Beqiri - Fri Jun 15, 2:44 pm
- Lexuar 3741 herë
- Tweet
Mbrëmjen e djeshme këngëtarja Jennifer Lopez ka nisur turin e saj botëror të quajtur “Dance Again”. Kështu kanë raportuar mediat rozë nw SHBA, të cilat kanë komentuar koncertin dhe padyshim veshjet e 42-vjeçares. Lopez koncertin e parë e nisi në Panama, ku mijëra fransa u mblodhën për të shijuar muzikën e portorikanes.
E veshur me një kostum shumë të ngushtë transparent, ajo tregoi dhe njëherë format e saj perfekte. Gazetat komentuan se kostumi i saj ishte zbukuruar me gurë diamantë në pjesët intime dhe se veshja kushtonte me mijëra dollarë. Mësohet se këngëtarja gjatë turit botëror do të veshi kostume të dizenjuara nga stilisti libanez Zuhair Murad, i cili ka përgatitur deri tani 6 të tilla. Pas mbrëmjes së djeshme në Panama, Jennifer Lopez do të niset për në Kanada dhe më pas drejt Europës./albobserver.com/
- Lexuar 3741 herë
- Tweet






sending...