23 maj 13

Recetat e Sonilës: Brumi i picave

Nga Shefe Sonila - Wed Jun 20, 5:27 am

Përbërësit për 6 persona: 1 kg miell, 3 lugë vaj, 1 lugë kripë, 1 lugë sheqer, 1 kub maja birre, 600 ml ujë.

 Përgatitja: Në një enë të madhe, hedhim miellin dhe bëjmë një vrimë në mes, ku hedhim vajin, kripën, majanë e birrës, sheqerin dhe ujin pak nga pak.

Zëmë brumin dhe e punojmë për disa minuta. Kur duart të na dalin të pastra, e përplasim me energji, pasi kjo e bën më elastik. E ndajmë në topa si për byrek dhe i vëmë në një tavëe jo shumë afër pasi fryhen.

Kur kanë dyfishuar vëllimin, brumi është gati për të realizuar pica nga më të ndryshmet.

Nëse na tepron, e punojmë prapë dhe pasi e mbështjellim me plasmas, e fusim ne akull. Kur të na nevojitet, e nxjerrim nga ngrirja dhe e lëmë të shkrihet e të fryhet prapë.

Pasi të keni përgatitur brumin, mund të bëni pica të ndryshme. Ja pra rezultati, në foton e mëposhtme… (pica, foto ilustruese)

Shijojeni!

Nëse ju pëlqeu bëni
ose Share


Provided by water damage columbus