21 maj 13

Vlorë, sekuestrohen dy skafe dhe 600 kg lëndë narkotike (foto)

Nga Joana Diamanti - Sun Jun 17, 12:43 pm

Ditën e shtunë, nga Strukturat e Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë në bashkëpunim me Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Rajonale për Kufirin & Migracionin Vlorë dhe Repartin DELTA, për 72 orë pa ndërprerje është finalizuar me sukses një operacion i përbashkët Antidrogë i koduar “EKLIPSI”.

Si rezultat i këtij operacioni të përbashkët më datë 15 Qershor, në ujërat territoriale shqiptare vendin e quajtur rrugët e bardha është bërë e mundur kapja dhe sekuestrimi i i një mjeti lundrues tip skaf me gjatësi 10 m, i pajisur me 3 motorra 300 kf (kuaj fuqi) secili, me depozitë karburanti të përshtatur për të marrë sasi të mëdha karburanti dhe lënde narkotike, me shpejtësi shumë të lartë lëvizjeje dhe qëndrueshmëri për det shumë të trazuar.

Burime policore thanë për albobserver.com se në kuadër në hetimeve të Strukturave Kundër Krimit Organizuar të Drejtorisë Policisë Qarkut Vlorë për identifikimin e autorëve të këtij rasti trafikimi, me mbështetjen operacionale të Drejtorisë Rajonale për Kufirin & Migracionin Vlorë, Repartit DELTA duke koordinuar shërbime operacionale detare dhe tokësore, ditën e djeshme rreth orëve të drekës është bërë e mundur që në zonën e Zvërnecit brenda banesës së shtetasit Novruz Filip Shehu, 48 vjeç, banues në Zvernec, rreth 500 m nga bregu, të kapet dhe sekuestrohet një tjetër mjet lundrues tip gomone i pajisur me një motor 250 kf (kuaj fuqi) i mbushur me 600 kg lëndë narkotike “Cannabis sattiva”.

Mjeti ndodhej mbi një karrel, dhe gati për t’u nxjerrë në det.

Nga hetimet intensive në lidhje me këtë rast, dyshohet se lënda narkotike do të nxirrej nga brigjet shqiptare në det të hapur nëpërmjet gomones që ishte pajisur me një motor dhe aty ngarkesa do të transferohej tek skafi tjetër me tre motorra me qëllim trafikimin e lëndës narkotike për në Itali, për llogari të një organizate kriminale Italo- Shqiptare.

Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Novruz Shehu, 48 vjeç, si dhe është bërë sekuestrimi i dy skafeve dhe lëndës narkotike dhe vijon puna hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë rast trafikimi. /albobserver.com/

Nëse ju pëlqeu bëni
ose Share


Provided by water damage columbus