20 maj 13

54 emigrantë vdiqën nga etja, në kërkim të një jete më të mirë…

Nga Joana Diamanti - Thu Jul 12, 10:23 pm

54 emigrantë, pjesa më e madhe e të cilëve nga Eritrea, humbën jetën gjatë përpjekjes për një jetë më të mirë. Ata ishin nisur nga Libia me destinacion Italinë, por mungesa e ujit dhe kushtet e këqija, bënë që të udhëtonin drejt vdekjes.

Lajmi u bë i ditur nga Komisioneri i lartë i OKB-së për emigrantët, i cili kërkoi të dëshmonte dëshmitari i vetëm që kishte shpëtuar nga kjo tragjedi.

Pesëdhjetë e pesë njerëz hynë në një skaf në brigjet e Libisë dhe 54 prej tyre vdiqën, gjatë odisesë që zgjati plot 15 ditë në det të hapur.

Emigranti i vetëm gjallë u shpëtua nga disa peshkatarë tunizianë dhe tashmë kurohet në spitalin e Zarzis.

Këta njerëz fatkeq hipën në gomone në Tripoli. Pas një dite mbërritën në brigjet italiane, por era i dërgoi në det të hapur dhe nuk i la të zbrisnin në tokë. Ata nuk kishin ujë me vete dhe u detyruan të pinin ujë deti. Dhe fundi tragjik për ta nuk vonoi… /alb-observer.com/

Nëse ju pëlqeu bëni
ose Share


Provided by water damage columbus