FRD përshëndet Kosovën për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur
Nga Joana Diamanti - Tue Jul 03, 8:30 pm
- Lexuar 114 herë
- Tweet
Fryma e Re Demokratike përshëndet popullin e Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës me rastin e përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur.
Në këtë moment të rëndësishëm dhe optimist për Republikën e Kosovës, Fryma e Re Demokratike gjendet në krah të popullit dhe institucioneve të Kosovës dhe vlerëson se përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur është arritje e merituar për punën dhe sakrificat e Kosovës në rrugën e saj të vështirë drejt pavarësisë dhe demokracisë.
Vendimi është njëherësh shprehje e besimit ndërkombëtar ndaj veprimtarisë së deritanishme të shtetit të Kosovës si dhe inkurajim për sfidat e reja që e presin atë në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Europian.
Fryma e Re Demokratike shpreh besimin se klasa politike e Kosovës do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim rrugën e reformave për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, në bashkëpunim me partnerët strategjik, SHBA dhe BE, si një faktor i rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti në rajon.
/alb-observer.com/
- Lexuar 114 herë
- Tweet

sending...