22 maj 13

Kalendar – 24 Korrik

Nga Joana Diamanti - Sun Jul 29, 1:34 pm

Disa nga ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur në këtë datë në botë…

24 korrik 1567: Mbretëresha Maria e Skocisë u hoq nga froni dhe në vend të saj u vendos djali i saj vetëm 1-vjeçar, Xheims VI.

24 korrik 1739: Ndahet nga jeta Benedeto Marçelo, kompozitor italian.

24 korrik 1783: Simon Bolivari “Çlirimtari”, ka lindur më 24 korrik 1783, në Karakas, Venezuela. Ishte udhëheqësi më i rëndësishëm i luftës së suksesshme për pavarësi nga Spanja, të vendeve të Amerikës Latine.

Pas triumfit ndaj monarkisë spanjolle, Bolivari mori pjesë në krijimin e “Gran Columbia” (Kolumbisë së Madhe), një shtet i krijuar nga disa shtete të çliruara, ish koloni të Spanjës.

Ishte president i Kolumbisë së Madhe prej vitit 1821 deri më 1831. Bolivarit i dedikohet pavarësia e shteteve të sotme të Venezuelës, Kolumbisë, Ekuadorit, Panamasë, Perusë dhe Bolivisë, që e ka marrë emrin për nder të tij. Në këto shtete ai nderohet si hero kombëtar. Bolivari vdiq më 17 dhjetor 1830, në Santa Marta, Kolumbia e Madhe (sot thjesht Kolumbia).

24 korrik 1802: Ditëlindja e Aleksandër Duma, shkrimtar francez, “Konti i Monte Kristos”, “Tre Musketjerët”.

24 korrik 1823: Në Kili u hoq skllavëria.

24 korrik 1857: Ditëlindja e Henrik Podopidan, shkrimtar danez, u nderua me çmimin Nobel në letërsi më 1917.

24 korrik 1862: Vdes Martin Van Buren, presidenti i 8-të i Amerikës, nga 1837-1841.

24 korrik 1930: Vdes Bajo Topulli, intelektual shqiptar, veprimtar i shquar i Rilindjes, një nga udhëheqësit e luftës së armatosur të çetave kundër sunduesve osmanë për çlirimin kombëtar të vendit, “Hero i Popullit”.

24 korrik 1931: Një zjarr i madh shpërtheu në një azil pleqsh në Pensilvani të SHBA-së, duke shkaktuar vdekjen e 42 njerëzve.

24 korrik 1933: Ka lindur Xhon Aniston, aktor amerikan me origjinë greke, babai i Xhenifer Aniston.

24 korrik 1935: Në Britani u dërgua telegrami i parë urimi.

24 korrik 1969: Ditëlindja e Xhenifer Lopez, aktore dhe këngëtare latino-amerikane.

24 korrik 1970: Ka lindur Stefani Adams, modele amerikane.

24 korrik 1974: Ndahet nga jeta Xhejms Çaduik, fizikant anglez, u nderua me çmimin Nobel në fizikë më 1935.

24 korrik 1980: Ndërron jetë Piter Selers, aktor komik anglez.

24 korrik 1982: Vjen në jetë Eliz Krombe, modele belge.

24 korrik 1982: Në Greqi u hoq ndjekja penale e tradhtisë bashkëshortore.

24 korrik 1983: Ditëlindja e Daniel de Rosi, futbollist italian.

24 korrik 1986: Vdes Fritz Albert Lipman, biokimist amerikan me origjinë gjermane, u nderua me çmimin Nobel në mjekësi më 1953.

24 korrik 2005: Çiklisti amerikan, Lans Armstrong, fitoi për të shtatën herë radhazi Turneun e Francës.

/alb-observer.com/

Nëse ju pëlqeu bëni
ose Share


Provided by water damage columbus