Neonazistët grek: Ushqim do të marrin vetëm ata që kanë gjak greku (video)
Nga Ilir Konti - Tue Jul 03, 8:08 pm
- Lexuar 488 herë
- Tweet
“Nuk është e domosdoshme të jenë antarë të Agimit të Artë, rëndësi ka të jenë grekë”, deklaroi deputeti grek dhe antar i Agimit të Artë (Χρυσή Αυγή), Ilias Panagiotaros.
Deputeti grek dhe njëkohësisht antarë i grupit neonazist të Agimit të Artë, dha një deklaratë për kanalin televizivë turk, CNN.
Në intervistën e tij, citon alb-observer.com, i pyetur nga gazetari turk, se organizata e tij, tashmë parti, ndan ushqime për të pastrehët dhe të varfrit, a mund të qasen qytetarë të tjerë?
“Ushqimi është vetëm për ata që kanë gjak greku”, tha ai gjithë autoritet dhe shtoi: “Nuk është e domosdoshme të jenë antarë të Agimit të Artë, rëndësi ka që të jenë grek. Vetëm ata mund të vijnë dhe ne ndihmojmë ekskluzivisht grekët dhe askënd tjetër”.
Deputeti Panagiotaros, foli gjatë dhe me tone të ashpra për emigrantët që ndodhen në Greqi, por ai nuk tha asgjë për rolin që luan Turqia në këtë temë delikate./alb-observer.com/
Ndiqni në video intervistën e deputetit Ilias Panagiotaros:
- Lexuar 488 herë
- Tweet

sending...