Një emigrant shqiptar fiton gjyqin me Greqinë
Nga Joana Diamanti - Tue Jul 17, 6:35 pm
- Lexuar 1659 herë
- Tweet
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut shpalli Greqinë fajtore për deportimin e emigrantit shqiptar nga territori helen, pasi ai nuk mundi të rinovonte lejen e tij të qëndrimit.
Gjykata e lartë e Strasburgut e dënoi Greqinë për shkelje të së drejtave të njeriut me 12.000 euro dëmshpërblim ndaj emigrantit, si edhe 1.500 euro për shpenzimet e gjyqit.
Ngjarja
Emigranti Arben Lisa jetonte ligjërisht në Lakoni të Greqisë. Ai kishte leje qëndrimi në vend që nga viti 2003 deri në 27 shkurt 2010. Por ndërkohë që leja e tij e qëndrimit skadoi, ai nuk pati mundësi ta rinovonte brenda afatit, pasi ishte i shtruar në spital.
Emigranti shqiptar iu drejtua autoriteteve përkatëse më 20 prill 2010 për të rinovuar lejen e tij të qëndrimit.
Gjatë periudhës së pritjes, gjatë një kontrolli rutinë, policia shikon që i ka skaduar leja e qëndrimit dhe e arreston. Më pas e deporton për në Shqipëri.
Arben Lisa nuk mbetet me kaq por i ngre padi shtetit grek, për kushtet e arrestimit, paraburgimit dhe deportimit, ndërkohë që besonte se ishin shkelur të drejtat e njeriut në rastin e tij, pasi ai kishte arsye të fortë shëndetësore që nuk i rinovoi dokumentet në kohë.
Gjykata e Straburgut i dha të drejtë emigrantit shqiptar. /alb-observer.com/
- Lexuar 1659 herë
- Tweet

sending...