18 maj 13

PS, Balla: “Berisha gënjeshtar dhe i papërgjegjshëm”

Nga Joana Diamanti - Sat Jul 14, 6:41 pm

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Socialiste, pas konferencës për shtyp të kryeministrit Sali Berisha dhënë sot për gazetarët.

Deputeti socialist Taulant Balla, e akuzoi Berishën se gënjen për ekonominë, për çështjen e imunitetit dhe për kontrollin parlamentar.

“Sali Berisha është i papërgjegjshëm kur flet për rritje ekonomike, ndërkohë që në këtë vend vazhdon të rritet numri i të papunëve.

Sali Berisha gënjen për sukses të luftës kundër korrupsionit, ndërkohë që korrupsioni i tij familjar dhe politik po mban peng integrimin europian të Shqipërisë.

Sali Berisha gënjen për bllokimin e kontrollit parlamentar në Ministrinë e Mbrojtjes duke dëshmuar qartë se është vetë tërësisht i implikuar në skandale që i rrezikojnë karrigen: qoftë për blerjen dhe vënien në përdorim të pajisjeve që kanë përgjuar dhe po përgjojnë opozitën dhe diplomatë të huaj në Tiranë; si dhe në trafikun e armëve nga ana e Ministrisë e Mbrojtjes, një biznes që ai dhe i biri nuk paskan hequr dorë edhe pasi vranë 26 shqiptarë të pafajshëm në Gërdec”, tha ai.

Më tej ai vazhdoi të thotë se ka më shumë se 1 vit që në sirtarët e Jozefinës mbahet peng një projektligj i përgatitur nga ekspertë britanikë, në kuadër të një projekti të posaçëm të financuar nga OSBE, për mbikëqyrjen parlamentare të institucioneve të inteligjencës.

“Sali Berisha duhet të sqarojë se përse ai dhe kryetarja e Kuvendit mbajnë peng miratimin e këtij projektligji që përbën një domosdoshmëri në kuadër edhe të angazhimeve që Shqipëria ka si vend anëtar i NATO-s”.

Sipas Taulant Ballës, “Sali Berishën e tradhtoi fytyra e tij sot kur u mundua të mohonte dyshimet për trafikun e armëve dhe skandalin e përgjimeve. Prandaj ai duhet t’i japë përgjigje shqiptarëve, se nëse nuk paska trafik armësh dhe përgjime të paligjshme, përse drejtori i shërbimit informativ të ushtrisë Ylli Zyla dha dorëheqjen pas publikimit të dokumenteve zyrtarë të lidhjes së tij dhe bashkëshortes së tij me shitjen dhe me trafikun e armëve. Sali Berisha i di mirë arsyet, sepse ish drejtori i SHIU-t Ylli Zyla është një ndër të paktët njerëz që hyn pothuajse çdo ditë në zyrën e tij në kryeministri”.

Nëse ju pëlqeu bëni
ose Share


Provided by water damage columbus