Dorëheqja e Kofi Anan, Moska: Posti i tij të zëvendësohet urgjentisht!
Nga Joana Diamanti - Fri Aug 03, 3:30 pm
- Lexuar 38 herë
- Tweet
Siç ju bëmë me dije ditën e enjte, i dërguari i posaçëm i OKB-së dhe i Lidhjes Arabe për Sirinë, Kofi Anan dha dorëheqjen, duke thënë se plani i tij 6 pikësh për paqen nuk u zbatua.
Ndërkohë, ditën e sotme Moska zyrtare ka kërkuar urgjentisht që të zëvendësohet vendi bosh i Kofi Anan.
“Duhet të gjendet urgjentisht një pasardhës i aftë i Kofi Anan”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Jashtme Ruse.
Në të njëjtën kohë, Komisioneri i Lartë i OKB-së për refugjatët (UNHCR) njoftoi se po merren masa në rast se përshkallëzohet dhuna në Siri.
Kreu i UNHCR, Antoniu Woteres deklaroi në një konferencë shtypi se qëllimi është që të ndihmohen refugjatët në vendet fqinje dhe nuk lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me çfarë ndodh në Siri. Gjithashtu, ai shtoi se do t’u ofrohet ndihmë edhe refugjatëve të zhvendosur nga Siria, në bashkëpunim me Gjysmëhënën e Kuqe Arabe.
“Le të shpresojmë se do t’i jepet një zgjidhje konfliktit, por gjithsesi duhet të marrim masa rezervë, në rast se zhvillimet bëhen më dramatike”, tha ai kur u pyet për dorëheqjen e Anan. /alb-observer.com/
- Lexuar 38 herë
- Tweet

sending...