20 maj 13

Kalendar – 10 Gusht

Nga Joana Diamanti - Fri Aug 10, 8:33 pm

Disa nga ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur në këtë datë në botë…

10 gusht 1535: Ndahet nga jeta Ipolito de Mediçi, sundimtar i Firences.

10 gusht 1675: Mbreti i Britanisë së Madhe Karli i 2-të, vuri gurin e themelit të Observatorit të Grenuiçit në Londër.

10 gusht 1806: Ndërron jetë Johan Mikael Hajdn, kompozitor austriak, vëllai më i vogël i Jozef Hajdnit.

10 gusht 1814: Ditëlindja e Henri Nestle, industrialist zviceran.

10 gusht 1821: Misuri u bë shteti i 24-t i SHBA-së.

10 gusht 1869: Ka lindur Lorenc Binjion, poet anglez.

10 gusht 1874: Ditëlindja e Herbert Huver, presidenti i 31-të i SHBA-së.

10 gusht 1882: Ka lindur Risto Siliqi, poet dhe atdhetar i shquar shqiptar. Lindi në një familje ortodokse në Shkodër.

10 gusht 1902: Ditëlindja e Arne Tiselius, biokimist suedez, u nderua me çmimin Nobel në kimi më 1948.

10 gusht 1913: Ditëlindja e Volfgang Pol, fizikant gjerman, u nderua me çmimin Nobel në fizikë më 1989.

10 gusht 1913: U nënshkrua Traktati i Bukureshtit, që shënoi fundin e Luftës së II Ballkanike.

10 gusht 1929: Vdes Pier Fatu, matematikan francez.

10 gusht 1947: Ka lindur Ian Anderson, muzikant skocez.

10 gusht 1953: Një tërmet shkatërrues përfshiu Shtatë Ishujt në Greqi. Ishujt e Zakinthos dhe Itakës pësuan dëme shumë të mëdha, 871 njerëz humbën jetën, rreth 1700 të tjerë u plagosën dhe 145 mijë mbetën të pa strehë.

10 gusht 1960: Antonio Banderas ka lindur më 10 gusht 1960, në Malaga, Andaluzia, Spanjë. Është aktor dhe këngëtar spanjoll. E filloi karrierën e tij si aktor, në moshën 19 vjeç në filmat e Pedro Almodovar, por ka një karrierë të konsiderueshme në Hollivud, me filma të tillë, si: “Vrasësit”, “Evita”, “Intervistë me një vampir”, “Filadelfia”, “Desperado”, “Maska e Zorros”, “Original Sin”, “Shtëpia e shpirtrave”, etj.

Pas ndarjes me gruan e tij të parë, Ana Leza, më 1996 u martua me aktoren Melani Grifit, me të cilën ka një vajzë, Stela del Karmen Banderas. Prej një kohe të gjatë mbështet ekipet e futbollit Malaga CF, dhe Real Madridit.

10 gusht 1967: Ka lindur Filipe Albert, ish futbollist belgjian.

10 gusht 1969: Ndahen nga jeta Leno dhe Rozmari Bianka, viktima të vrasësit Çarli Manson.

10 gusht 1971: Ditëlindja e Roi Kin, futbollist irlandez.

10 gusht 1982: Ka lindur Devon Eduina Aoki, modele dhe aktore amerikane.

10 gusht 2000: Sipas kërkimeve, popullsia në botë arriti 6 miliardë.

10 gusht 2003: Juri Ivanoviç Maleçenko ishte njeriu i parë që kreu aktin e martesës në hapësirë.

/alb-observer.com/

Nëse ju pëlqeu bëni
ose Share


Provided by water damage columbus