Miss Kina rrëmben kurorën e Miss Botës (foto)
Nga Joana Diamanti - Sun Aug 19, 1:39 am
- Lexuar 656 herë
- Tweet
Në këtë konkurs bukurie vendi ynë përfaqësohej nga Floriana Garo, e cila nuk hyri dot as në çerekfinale.
Përfundoi konkursi i bukurisë Miss World 2012 i cili zhvillohej në Kinë. Por këtë vit, kurora e më të bukurës së botës, mbeti në vendin e organizimit të ceremonisë.
Miss World 2012 u shpall Miss Kina, Wenxia Yu.
23-vjeçarja Wenxia Yu vazhdon shkollën e muzikës dhe dëshira e saj është që të bëhet mësuese muzike. Kurorën ia dorëzoi fituesja e Miss World 2011, që ishte Miss Venezuela Ivian Sarcos.
Në vend të dytë është renditur bukuroshja Sophie Moulds e cila përfaqësonte Wellsin, ndërsa treshen e plotëson Jessica Kahawaty, përfaqësuesja e Australisë.
Në këtë konkurs bukurie vendi ynë përfaqësohej nga Floriana Garo, e cila nuk hyri dot as në çerekfinale.
Në këtë konkurs bukurie merrnin pjesë 116 bukuroshe. /alb-observer.com/
- Lexuar 656 herë
- Tweet





sending...