24 maj 13

Ndërrojnë rolet ditën e dasmës, ai vë vellon, ajo kollaren (Foto)

Nga Enkeleda Beqiri - Thu Aug 09, 2:35 pm

Një çift nga Kina kanë pozuar për setin fotografik të dasmës në një mënyrë krejt origjinale dhe për të qeshur. Në vend të mënyrës tradicionale ata kanë ndërruar rolet në kanë vendosur të veshin rrobat e njëri-tjetrit. Kështu dhëndrri veshi fustanin e bardhë me vello, ndërsa nusja u fut në kostumin e zi.
Ata i kishin mbajtur të fshehta fotot që i kishin bërë prillin e kaluar dhe i kanë postuar ato në faqet e tyre të rrjeteve sociale vetëm kohët e fundit për të festuar përvjetorin e martesës.
“Pasi i mbajtëm sekret këto foto për një vit, vendosëm që t’i ndanim me shoqërinë. Fotot e dasmës bëhen vetëm një herë në jetë dhe donim të bënim diçka të veçantë. Bashkëshortin e kam shumë të përkushtuar dhe pranon çdo kërkesë timen. Kur i tregova se çfarë kisha ndërmend, ai pranoi menjëherë”, u shpreh nusja për mediat që u interesuan për këtë ide të bukur./alb-observer.com/

Nëse ju pëlqeu bëni
ose Share


Provided by water damage columbus