Shqipëria jep vajza për nuse në Maqedoni dhe në shkëmbim merr mushka
Nga Enkeleda Beqiri - Fri Aug 10, 11:12 am
- Lexuar 898 herë
- Tweet
Një mushkë për një nuse…. Pothuaj kaq është bilanci i shkëmbimeve ndërmjet femrave shqiptare dhe mushkave maqedonase gjatë viteve të fundit. Sipas të përditshmes maqedonase “Vest” theksohet se mbi dy mijë mushka janë eksportuar viteve të fundit në nga Maqedonia në Shqipëri ndërsa në këmbim të kësaj kanë ardhur në Maqedoni mbi dy mijë gra shqiptare.
Sipas gazetës, ky biznes tashmë ka marrë përmasa të mëdha dhe se janë ndërmjetësuesit që kryejnë shërbimet e shitjes së mushkave dhe blerjen e nuseve shqiptare për maqedonasit, kryesisht të moshuar të zonave të thella malore në Maqedoni. Një mushkë në Shqipëri shitet prej 200 – 400 euro, ndërsa një grua shqiptare nga zonat e thella verilindore shitet për 1.000 euro e më lartë.
Sipas “Vest” nga kjo tregti shumë fshatra të braktisura në Maqedoni po ringjallen duke sjellë nuse nga Shqipëria, të cilat njihen si amvise dhe punëtore të mira./alb-observer.com/
- Lexuar 898 herë
- Tweet

sending...