19 maj 13

Tension Siri – Rusi pas vrasjes së gjeneralit rus nga rebelët, ishte këshilltarë i mistrisë së mbrojtjes

Nga Ilir Konti - Wed Aug 08, 1:33 pm

“Ushtria e Lirë e Sirisë”, disidentët, njoftuan se ka vrarë një Gjeneral Rusë, i cili ndodhej si këshilltarë në ministrinë mbrojtjes të Sirisë.

Më konkretisht, citon alb-observer.com, përgjegjësin e mori grupi i disidentëve që vetëquhen “Skifterët e Misioneve Speciale –Divizioni i Udhëheqjes Ushtarake të Damaskës dhe periferisë”.
Disidentët e Sirisë, dërguan dhe një video në agjencinë Reuters, në të cilën tregojnë dhe kartën e identitet të gjeneralit rusë, me emrin Vladimir Petroviç Kosiof.

Ndërkohë, paralelisht “Ushtria e Lirë e Sirisë”, dërgoi dhe një njoftim në kanalin televiziv “Al-Arabia”, duke vërtetuar kështu vrasjen e gjeneralit rusë. Madje në të njëjtin njoftim theksohet se i vdekur është dhe përkthyesi i gjeneralit rusë. Për disidentët, kjo përbën implikim të drejtëpërsëdrejtë të Rusisë në krizën e Sirisë si deh në duart e “Ushtria e Lirë e Sirisë”, gjenden dhe një sërë dokumentesh sekrete dhe harta ushtarake.

Ndërkohë, dhimbje koke ka shkaktuar në Rusi, ky lajmë, pasi Rusia ishte shteti i vetëm që mbronte fuqishëm pushtetin e Assad, me të gjitha format dhe mënyrat që ata mundeshin.

Tashmë veç Rusisë, raporte për një ndërhyrje të menjëhershme në krizën e Sirisë, janë dërguar edhe nga shumë shtet të tjera të tjera siç Britania, Franca dhe Katar, të cilët këtu muaj u ofrojnë informacion ushtarak rebelëve që luftojnë kundër regjimit Assad./alb-observer.com/

Nëse ju pëlqeu bëni
ose Share


Provided by water damage columbus