19 maj 13

Vazhdojnë protestat e minatorëve në Bulqizë

Nga Joana Diamanti - Mon Aug 20, 12:16 pm

Minatorët e minierës së Bulqizës vazhdojnë mosmarrëveshjet me firmën ACR. Ata ndodhen sot në ditën e gjashtë të protestës ndaj kësaj kompanie. Bëhet fjalë për 66 minatorë, të cilët kërcënojnë se do të fillojnë përsëri grevën e urisë.

Sipas tyre, drejtuesit e kompanisë ACR nuk i kanë lejuar që të fillojnë punën në galeri, edhe pse është bërë rikonstruksioni i tyre, përsa i përket sigurisë. Minatorët shprehen se janë plotësuar kushtet për të filluar punën, sipas marrëveshjes që është firmosur edhe nga METE dhe kontratat e tyre janë të rregullta.

Ka qenë policia private ajo që u ka ndaluar hyrjen për në galeri.

Por përfaqësues të kompanisë janë shprehur se zona D e galerisë vazhdon të jetë problematike, me gjithë rikonstruksionin dhe investimet e bëra, ndaj nuk lejohen të punojnë minatorët, pasi nuk janë plotësuar kushtet e sigurisë në punë. /alb-observer.com/

Nëse ju pëlqeu bëni
ose Share


Provided by water damage columbus