22 maj 13

Adriano Galiani: “Zlatan Ibrahimoviç nuk më flet pasi e “preva në besë”

Nga Enkeleda Beqiri - Tue Sep 18, 9:51 pm

“E kam “prerë në besë” Zlatan Ibrahimoviç, duke e detyruar praktikisht që të transferohet në radhët e PSZH.” Kjo ëhhtë deklarata më e fundit e administratorit të kuqezinjve, Adriano Galiani, dhënë për “France Football”, e cila pritet që të ndyshojë situatën e imagjinuar deri tani nga tifozët e Milanit, të cilët e cilësuan “mercenar” lojtarin pas largimit të tij nga radhët e skuadrës italiane.
Më tej gjatë intervistës ai ka pranuar se sulmuesi suedez nuk i flet më që në momentin kur është larguar drejt Parisit, duke vlerësuar faktin se pavarësisht kësaj situate, Ibrahimoviç nuk ka shprehur asnjëherë publikisht polemika ndaj skuadrës italiane.
“Ai dëshironte të qëndronte te Milani dhe që në momentin kur ka shkuar te Paris Sent Zhërmen, nuk më flet më. Në fundin e kampionatit të kaluar, erdhi te unë bashkë me menaxherin Raiola. I sigurova se do të qëndronte me ne por pastaj klubi mori vendime të tjera dhe ai u shit te PSZH. Nuk kem mbajtur fjalën që i kam dhënë, ndaj Ibra ka të drejtë”, u shpreh administratori i kuqezinjve.
Kjo deklaratë tregon fare qartë se me këtë shitje Milani ka dashur të heqë qafe rrogën e tij të lartë, ndryshe nga cfarë u mendua në fillim ku të gjithë kujtuan se ishte thirrja e parave ajo që ka çuar Ibrahimoviç drejt PSZH./alb-observer.com/

 

Nëse ju pëlqeu bëni
ose Share


Provided by water damage columbus