24 maj 13

Elisabetta Canalis: “Skena “të nxehta” me regjisorin Quentin Tarantino”

Nga Enkeleda Beqiri - Fri Sep 07, 11:39 am

  • Lexuar 1125 herë

Ish velina e “Striscia la Notizia” në Canale 5, Elisabetta Canalis ka folur së fundmi për revistën Max” edhe për jetën e saj private. Ajo është shprehur se në raportin me meshkujt ajo do të jetë imponuese. “Shpesh i frikësoj burrat, për mënyrën time të të imponuarit. Me kohën kam mësuar se nuk duhet të bëj gjithçka për t’u pëlqyer atyre. Nëse një dashuri funksionon kjo vjen edhe sepse ai dëshiron të ndihet mirë me ty.” Më pas ajo vazhdon rrëfimin e saj duke thënë se në të kaluarën ka qenë shumë xheloze. “Kam qenë shumë xheloze, por në vitet e fundit kam ndryshuar. Kam kuptuar që nëse sheh me syrin dyshues, gjithmonë e gjen diçka”, është shprehur ajo.
Ndërsa përsa i përket kinemasë ajo ndihet e gatshme të xhirojë edhe skena seksi në kinema, vetëm nëse në drejtim është një regjisor si Quentin Tarantino. “Po bëj shumë prova për kinema, si në Itali, ashtu edhe në SHBA. Madje do të isha gati edhe të xhiroja skena seksi. Për shembull s’do të kisha asnjë frenim nëse do të drejtohesha nga Tarantino”, pohon bukuroshja 34 vjecare.

  • Lexuar 1125 herë

Nëse ju pëlqeu bëni
ose Share


Provided by water damage columbus