23 maj 13

Foto – lajm: Fenomene të frikshme! Moti “u çmend” në planetin Tokë!

Nga Joana Diamanti - Fri Sep 14, 4:56 pm

  • Lexuar 2647 herë

Siç kemi parë shpeshherë, moti herë pas here na çudit me “surprizat” që na rezervon.

or kohët e fundit, është bërë edhe më “i egër”, duke bërë që fenomene ekstreme të ndodhin në gjithë planetin. Shira të rrëmbyeshëm, përmbysje, stuhi, reshje bore, tufane, ciklone, e shumë fenomene të ngjashme janë fotografuar nga fotografë profesionistë të revistës “National Geographic”, të cilat shfaqen së bashku në një koleksion special me titull “Moti u çmend”.

Alb-observer.com ka përzgjedhur disa prej tyre, nga vende të ndryshme të botës.

 

Montana – SHBA

Një stuhi e frikshme shpërtheu në korrik 2010 dhe shiu nuk pushonte. “Nëse do të mundesha të qëndroja në qendër dhe të shikoja lart, jam i sigurt që do të shikoja parajsën”, u shpreh fotografi Sean Heavey.

Arizona – SHBA

Bëhet fjalë për stuhinë më të madhe të pluhurit me të cilën u ndeshën banorët e Finiksit. Ajo ndodhi më 5 korrik 2011, duke e pakësuar në zero shikueshmërinë.

Zvicër

 

Një valë e frikshme të ftohtit, ngriu gjithçka rreth Liqenit të Gjenevës, në Zvicër, në muajin shkurt të këtij viti. Kështu, pamja e krijuar ishte e çuditshme, thua se ishte nxjerrë nga një film fantastiko-shkencor. Siç e shihni dhe në foto, kishte ngrirë gjithçka.

Misisipi – SHBA

Një argjinaturë e përforcuar “shpëton” një shtëpi pranë Vicksburg, pas një përmbytjeje të frikshme, kur lumi Yazoo doli nga shtrati, në maj të vitit 2011.

Nebraska – SHBA

“Ishte vërtet shumë e frikshme”, thotë fotografi Mike Hollingshead për ciklonin e 20 qershorit 2011 pranë Bradshaw, i cili shkatërroi gjithçka me kalimin e tij.

Kinë

Shiu i madh e i rrëmbyeshëm që ra më 3 korrik 2011, krijoi katarakte në qendrën e qytetit Chengdou, në Kinën qendrore. Njerëzit, të zënë në befasi, u përpoqën me çdo mënyrë që të shpëtonin.

Teksas – SHBA

“Dukej sikur dikush kishte vendosur një ventilator brenda një furre të nxehtë”, thotë Buz Cooper, banor i Brownfield, në jugperëndim të Lubbock, pas një vale të fuqishme nxehtësie, e kombinuar me arë të nxehtë që përshkoi zonën ku banonte ai. Si pasojë, thatësira arriti në kulm. Siç shikoni edhe foton, u thanë të gjithë të mbjellat që u rrahën nga era.

/alb-observer.com/

  • Lexuar 2647 herë

Nëse ju pëlqeu bëni
ose Share


Provided by water damage columbus