Gratë e stresuara nga puna, rrezikohen nga diabeti
Nga Manuela Imeraj - Sat Sep 08, 9:05 pm
- Lexuar 103 herë
- Tweet
Stresi në punë, përgjegjës për fillimin e diabetit tek gratë.
E thotë një studim i institutit të punës dhe shëndetit në Toronto. Çështja është shumë e rëndësishme sidomos në ditët kur sapo je kthyer nga pushimet dhe futesh menjëherë nën stresin e punës.
Studiuesit konfirmojnë se gratë e prekura nga stresi i punës janë më të rrezikuara nga diabeti i tipit 2 krahasuar me kolegët meshkuj. Arsyeja? Është shumë e thjeshtë: Gratë shpesh e nxjerrin stresin tek ushqimi, mbi të gjitha hidhen mbi ëmbëlsirat.
Stresi në punë lejon krijimin e një hormoni të quajtur kortisol. Përveç kësaj, duket se ka dhe ndërhyrje në sistemin neuroendokrin dhe atë imunitar.
Sipas studimit, gratë e kanë më të lartë nivelin e stresit. Kjo, për arsye se ato mbartin stres të vazhdueshëm edhe për probleme të tjera familjare. Studiuesit mendojnë se për ta larguar, e rëndësishme është që ky stres të shfryhet diku. Gratë e gjejnë zgjidhjen tek një pako e madhe me çokollata, e cila pa dyshim që nuk i bën të ndihen më pak të stresuara përveç se u shkakton diabetin. /alb-observer.com/
- Lexuar 103 herë
- Tweet

sending...