22 maj 13

Gratë emigrante, “viktima” në vendet e punës

Nga Joana Diamanti - Thu Sep 06, 8:27 pm

Një raport i ILO-s – Organizata Ndërkombëtare e Punës – ka treguar se periudha e krizës ekonomike, në të cilën jemi ka rritur ndjeshëm diskriminimin për kategori të caktuara personash në të cilat përfshihen edhe gratë emigrante.

Kjo doli nga Raporti i tretë për diskriminimin, ku gratë emigrante janë viktimat kryesore të qëndrimeve diskriminuese nga puna.

Sipas të dhënave të kërkimit, gratë përveç se fitojnë 10-30% më pak se meshkujt, janë edhe viktimat e diskriminimit. Kjo përsa i përket kushteve të punës dhe mundësive për të pasur vende pune të rëndësishme.

ILO thekson se janë marrë masat ndërsa janë futur në mënyrë progresive në fleksibilitetin e orarit të punës, të tilla si politikat në favor të familjes.

Në anën tjetër, diskriminimi lidhur me shtatzëninë dhe lindjen është ende një problem i pazgjidhur. Një tjetër problem për gratë emigrante janë edhe ngacmimet seksuale dhe diskriminim në lidhje me shtatzëninë dhe lindjen. Gjithashtu, punëtoret emigrante në shumë vende janë të përjashtuara nga sistemet e mbrojtjes sociale

 Manuela Imeraj

/alb-observer.com/

Nëse ju pëlqeu bëni
ose Share


Provided by water damage columbus