Helmohen nga alkooli, Sllovakia bllokon produktet çeke
Nga Enxhi Kastrioti - Tue Sep 18, 10:03 pm
- Lexuar 59 herë
- Tweet
Pas rasteve të helmimit nga alkooli i kontaminuar me metanol i cili shkaktoi vdekjen e të paktën 21 personave në Çeki, është Sllovakia shteti i rradhës i prekur nga ky lloj helmimin, ku 4 persona janë shtruar në spital.
Nisur nga ky rast. Sllovakia ka ndaluar në mënyrë të menjëhershme alkoolin me prejardhje çeke. Ndërsa ditë më parë ishte Polonia ajo që ndaloi alkoolin çek.
Nëpërmjet një deklarate të tijën, kreu i Inspektoratit të Shëndetësisë në Poloni, Marek Posobkievic, tha: “Puna jonë është të sigurojmë qytetarët nga helmimet. Kjo është arsyeja përse kemi vendosur të pezullojmë tregtinë e alkoolit mbi 20 për qind, të prodhuar në Republikën Çeke”. /alb-observer.com/
- Lexuar 59 herë
- Tweet

sending...