Ja fytyra ideale, që vlen 3 milion dollarë!
Nga Joana Diamanti - Sun Sep 23, 1:29 pm
- Lexuar 1350 herë
- Tweet
Ndarja nga bashkëshorti i saj, Tom Cruise me sa duket, e mori për mirë aktoren 33-vjeçare Katie Holmes. Ajo deri dje qëndronte nën hijen e Cruise por tashmë po fillon të kujdeset më shumë për karrierën e saj.
Bukuroshja Holmes sapo ka nënshkruar një kontratë me një kompani të njohur të fushës së kozmetikës. E kemi fjalën për markën BobbiBrown, ndërsa kontrata e firmosur kap një shifër marramendëse. Po, është plot 3 milion dollarë!
Katie sigurisht që do të jetë e entuziazmuar për paratë, por edhe kreu i kompanisë me aktivitet plot 21 vjet në fushën e kozmetikës, është entuziazmuar, pasi siç u shpreh edhe vetë “kemi gjetur fytyrën ideale”. /alb-observer.com/
- Lexuar 1350 herë
- Tweet









sending...