Ja pse femrat kanë më ftohtë se meshkujt
Nga Manuela Imeraj - Fri Sep 21, 2:53 pm
- Lexuar 551 herë
- Tweet
Gratë janë më pak të mbrojtura nga i ftohti. Femrat kanë një volum më të vogël trupor dhe dhjami i tyre nuk mbron siç duhet organet e brendshme, për më tepër femrat kanë më pak muskuj që ndihmojnë trupin të nxehet.
Gratë janë relativisht më të vogla se burrat ndaj kanë një raport të pafavorshëm mes sipërfaqes dhe vëllimit. Për shkak se burrat kanë më pak lëkurë për kilogram peshë trupore, kjo i ndihmon ata që të mos humbasin të nxehtin.
Gratë kanë lëkurë më të hollë se burrat, kështu që trupi gjatë të ftohtit e tërheq më shpejt gjakun brenda për të mbrojtur organet e brendshme.
Gratë kanë më pak muskuj se burrat. Muskujt prodhojnë dhe shpërndajnë të nxehtin.
Tek gratë dhjami përqendrohet në vithe, kofshë dhe gjok. Kurse tek burrat dhjami përqendrohet kryesisht në bark duke nxehur më shumë organet e brendshme.
Gratë djegin më pak kalori se burrat për të mbajtur në nivelin e duhur metabolizmin. Për këtë arsye, ato prodhojnë më pak nxehtësi. /Albmirror.com/
- Lexuar 551 herë
- Tweet

sending...