Me 130 vota hiqet imuniteti, rrëzohen kërkesat e PS për ndryshimet kushtetuese
Nga Joana Diamanti - Tue Sep 18, 10:21 pm
- Lexuar 73 herë
- Tweet
Kuvendi i Shqipërisë ka votuar ditën e sotme ligjin për kufizimin e imunitetit të deputetëve dhe të zyrtarëve të lartë. Çështja e shumëdiskutuar e imunitetit u votua me 130 vota pro.
Ndërkohë nuk u aprovua paketa kushtetuese me ndryshimet që kishte propozuar opozita. Këto ndryshime preknin zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm.
Kështu u rrëzua me 63 vota kundër, 60 pro dhe 6 abstenime nisma ligjore e partisë Socialiste.
Ndërkohë vlen për t’u përmendur se për ligjin për kufizimin e imunitetit nuk votoi kryeministri Sali Berisha, i cili mungonte në sallë në orën e votimit. Gjithashtu, abstenim votuan deputeti i FRD, Gazmend Oketa, deputeti Kastriot Islami dhe deputetët e LSI.
/alb-observer.com/
- Lexuar 73 herë
- Tweet

sending...