Paneta ndërhyn për të “qetësuar gjakrat” mes Kinës dhe Japonisë
Nga Enxhi Kastrioti - Tue Sep 18, 9:52 pm
- Lexuar 55 herë
- Tweet
Në vizitën e tij në Pekin, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, ka bërë thirrje për qetësim të situatës së krijuar midis dy superfuqive, Kinës dhe Japonisë për shkak të përkatësisë së një grupi ishujsh të pabanuar, por me rezerva të shumta natyrore.
Ndërkohë vizita e Panetas vjen në përvjetorin e “incidentit të Kudentit” të vitit 1931, të cilin Japonia e përdori si një pretekst për të pushtuar Manccurian. Protestat kundër Japonisë në Kinë janë shtuar së tepërmi ditët e fundit ku në 100 qytete raportohen tubime të mëdha protestuese.
Nga ana tjetër qeveria japoneze deklaron se ka hyrë në bisedime për blerjen e ishujve nga një pronar privat. /alb-observer.com/
- Lexuar 55 herë
- Tweet

sending...