Policia e Prishtinës arreston grabitësit e kazinove
Nga Enxhi Kastrioti - Tue Sep 18, 9:16 pm
- Lexuar 75 herë
- Tweet
Dy persona janë arrestuar nga policia e Prishtinës, pasi akuzoheshin si pjesëmarrës në disa grabitje me armë të ndodhura më par.
Ngjarja më e fundit e ndofhur në datën 5 të muajit shtator në rrugën Rrober Doll ku të rinjtë kanë grabitur nga një kazino, një shumë të konsiderueshme rreth 1500 euro.
Në një deklaratë për shtyp, Agron Borovci, zëdhënësi rajonal i Policisë në Prishtinë u shpreh:
“Duke e marrë si shqetësues denoncimin e bërë, strukturat profesionale të policisë për trajtimin e rasteve të tilla, kanë filluar menjëherë hetimet dhe kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar: R. Berisha, mashkull, 19-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe L. Kaquri, mashkull, 26 vjeç, po ashtu shtetas i Republikës së Kosovës”.
Tashmë dy të rinjtë do të përballen me drejtësinë. /alb-observer.com/
- Lexuar 75 herë
- Tweet

sending...