21 maj 13

Pop corn i dëmshëm për mushkëritë? Një makineri t’i hedh direkt në gojë! (video)

Nga Joana Diamanti - Fri Sep 21, 1:59 pm

Kokoshkat, të njohura edhe si pop corn janë shoqëruesit më të mirë gjatë kohës që shikojmë filma. E megjithatë, ato i kanë shkaktuar dëmtime të rëndësishme shëndetësore një 59-vjeçari nga Kolorado, i cili konsumonte 2 pako kokoshka në ditë, për 10 vjet rresht.

59-vjeçari ka pësuar dëmtime në mushkëri, pasi kokoshkat në fjalë, të një supermarketi të njohur, përmbanin një substancë dëmtuese për shëndetin e njeriut. Probleme me mushkëritë kanë paraqitur edhe punonjësit pranë kësaj firme të pop corn dhe më e keqja është që në etiketë nuk ishte shënuar fare kjo substancë.

E ndërkohë që 59-vjeçari kërkon dëmshpërblim 7 milion dollarë, një tjetër kompani, po në Amerikë, ka krijuar një gadget shumë të veçantë.

Nëpërmjet teknologjisë, kokoshka mund të përfundojë në gojën tuaj nga 4 metra distancë. Mjafton që të thërrisni fjalën “Pop”.

Për më shumë, ndiqni videon më poshtë: /alb-observer.com/

Nëse ju pëlqeu bëni
ose Share


Provided by water damage columbus