25 maj 13

Tensioni Japoni-Kinë, SHBA-të kërcënojnë hapur Kinën: “Kujdes, përndryshe keni të bëni me ne!”

Nga Ilir Konti - Tue Sep 18, 10:18 pm

Tensioni i rëndë i kohëve të fundit midis Japonisë dhe Kinës për disa ishuj të pabanuar, sa vejnë dhe po bëhet edhe më serioz, madje ditët e fundit kinezët kanë avancuar dhe një hap më tej, duke dërguar dhe anije luftarake pranë këtyre ishujve.

SHBA, citon alb-observer.com, e cila po e vrojton të gjithë situatën nga distanca por me vëmendje të madhe dhe me interes direkt (dihet se Japonia është aleati më të mirë i Amerikës në rajon) për aleatin e saj si dhe për interesa të tjera që amerikanët kanë në rajon.

Për herë të parë pas luftës së dytë botërore, SHBA-të kërcënojnë hapur Kinën me anë të Ministrit të Jashtëm të Japonisë, duke i nënvizuar Kinës se: “Do kenë të bëjnë me Amerikën nëse Kina teton të mos njohë sovranitetin e ishujve Senakaku të Japonisë”.

Kështu: “Nëse Kina sulmon ishujt Senakaku, SHBA-ja do e konsiderojnë atë si rrezik për sigurinë e saj kombëtarë, siç dhe parashikohet në Marrëveshjen e Bashkëpunit Bilateral dhe Garancive të Sigurisë, ndërmjet SHBA-ve dhe të Japonisë që u nënshkrua në vitin 1960”.

Këto deklarata, citon alb-observer.com, u bënë nga Ministri i Jashtëm i Japonisë Koitiro Gemba, fill pas takimit të tij me Ministrin e Jashtëm të Amerikanë, Leon Paneta, të cilit ishin më shumë se një ultimatum!/alb-observer.com/

Nëse ju pëlqeu bëni
ose Share


Provided by water damage columbus