23 maj 13

Video – lajm: Bomba shpërthen në stadium

Nga Davis Gjokutaj - Fri Sep 21, 12:18 pm

Shpëtoi në momentet e fundit futbollisti Adel Kolahkaj, i cili mund të kishte humbur të paktën dorën, gjatë një ndeshjeje të Champions League të Azisë, kur një prej tifozëve hodhi një bombë në një stadium të Iranit.

Kolahkaj, siç do ta shikoni edhe në videon e mëposhtme, e pa sendin e hedhur, por nuk e dinte se ishte bombë. Ai e kap dhe e hedh larg vijës së stadiumit dhe pak çaste më vonë, bomba shpërthen. Aty ndodheshin shumë lojtarë, vendi u mbush me tym dhe të gjithë filluan të vrapojnë. Futbollisti Kolahkaj i shokuar e kupton se ka qenë mjaft me fat, që shpëtoi.

Ndeshja u ndalua për pak, por ky incident nuk u rregjistrua.

Fatmirësisht, nuk pati të plagosur, ndërsa policia kërkon të gjejë se kush hodhi bombën në stadium. Ndiqni videon e mëposhtme. /alb-observer.com/

Nëse ju pëlqeu bëni
ose Share


Provided by water damage columbus