21 maj 13

Vriten 7 ushtarë turq nga sulmi me raketë

Nga Enxhi Kastrioti - Tue Sep 18, 10:05 pm

Gjatë një sulmi me raketa, mbi një kolonë ushtarake në pjesën juglindore të Turqisë sipas zyrtarëve të sigurisë, raportohet se të paktën 7 ushtarë turq u vranë dhe 60 të tjerë u plagosën.

Sulmi i papritur ndodhi kur ushtarët ishin duke udhëtuar mes krahinave Bingol dhe Mus.

Menjëherë pas sulmit, ushtria nisi një operacion kundër kryengritësve të cilët mendohen të jenë nga Partia Punëtorëve e Kurdistanit, PPK.

Ky sulm vjen menjëherë pas një deklarate të kryeministrit turk, Erdogan, i cili deklaroi se forcat e sigurisë kishin arrestuar rreth 500 kryengritës nga PPK muajin e fundit. /alb-observer.com/

Nëse ju pëlqeu bëni
ose Share


Provided by water damage columbus