19 maj 13

Marrdhëniet seksuale gjatë shtatzanisë

Nga Manuela Imeraj - Wed Oct 03, 12:21 pm

  • Lexuar 1356 herë

Të gjithë e dimë nga vjen bebi- cdo jetë e re fillon nga marrdhënie seksuale. Por përse mardhëniet intime në një cift gjatë shtatzanisë janë problem? Sigurisht, shtatzania është koha kur ndodhin ndryshime të mëdha emocionale dhe fizike dhe padyshim influencojnë jetën seksuale.

Fakti që femra bëhet indiferente ndaj seksit në stadin e parë të shtatzanisë është mjaft natyrale pasi trupi femrës po përjeton një boom të vërtetë hormonesh. Aromat dhe zërat perceptohen më shumë se më parë dhe aromat që më parë ju emocionin mund t’ju shkaktojnë një sërë emocionësh negative.  Ndryshe nga seksi pasionant, femrat kanë nevojë për kujdes nga partneri në momentet e para të shtatzanisë.

Drejt messhtatzanisë ( tremujori I dytë), tek gjysmat e femrave mbizotëron dëshira e madhe për mardhënie seksuale. Deri në atë kohë, rrjedha e gjakut tek organet seksuale është rritur. Përvec kësaj, barku nuk është aq I madh sa të pengojë këtë proçes. Është pikërisht ky moment kur bashkëshortët nuk duhet të shqetësohen për kontraceptimin, fakt I cili I ndihmon ato të ndjehen më të lirshëm.

2-3 javë përpara datës që mendoni se do të lindni, do të ishte e arsyeshme të largoheni nga seksi pasi raporti seksual në stade të mëvonshme mund të shkaktojë kontraktimet e lindjes. Kur një femër eksitohet, clirohet në gjak oksitocin( hormone që stimulon kontraktimet në mitër) dhe tek meshkujt të njëjtin efekt ka dhe prostaglandin( hormone në lëngun seminal të mashkullit)
A mundet të dëmtohet bebi nga seksi?
Shumë cifte hezitojnë gjatë kësaj periudhe. Në një anë duan të bëjnë dashuri, por nga ana tjetër kanë frikë se mos dëmtojnë bebin. Nuk mund të dëmtoni kurrsesi bebin pasi ai mbrohet brënda “flluskës” në brëndësi. “Fisha” e mukozës në mitër mbron bebin tuaj nga bakteriet e dëmshme. Kjo pra është arsyeja që nuk keni përse të stepeni nga seksi nëse shtatzania juaj shkon shumë mirë./albmirror.com/

  • Lexuar 1356 herë

Nëse ju pëlqeu bëni
ose Share


Provided by water damage columbus