18 maj 13

Shokët tregojnë momentet tragjike të vdekjes së futbollistit 17 vjecar ne fushë

Nga Enkeleda Beqiri - Sat Dec 01, 3:18 pm

E ndërsa futbollisti 17 vjecar i Kukësit Ilirian Thaçi humbi jetën pasditen e së premtes, teksa ishte duke luajtur një ndeshje miqësore mes ekipit që përfaqësonte dhe ekipit të Prizrenit, shokët e skuadrës tregojnë ato momente tragjike. Kështu, Veronik Istrefaj, njëri nga futbollistët që luante basdhke me të në stadiumin “Zeqir Ymeri’, rrëfen për mediat se si Iliriani u rrëzua në fushë.
“Shoku im, mbrojtësi i dhjathtë Ilirjan Thaçi, duke zhvilluar ndeshjen miqësore Kukësi Prizreni, topi nuk ishte farë në gjysmëfushën tonë, vetëm kur kthejmë kokën kishte rënë në tokë. Profesori kishte hyrë në fushë. Është ndeshja e parë që ka shfaqur probleme. Thonë që ka nderuar jetë rrugës, pasi makina u vonua, por nuk e di, doktorët thonë se ka ardhur në spital gjallë.” – tregon Istrefaj, futbollist i U-17.
Iliriani pati fillimisht disa probleme në frymëmarrje e më pas i ka rënë të fikët në mes të fushës. Në mungesë të një autoambulance, disa sportashës e kanë nisur minorenin drejt spitalit rajonal por tashmë për të ishte shumë vonë. Paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak megjithëse pas autopsisë pritet që të jepet edhe versioni përfundimtar mbi vdekjen e tij./alb-observer.com/

Nëse ju pëlqeu bëni
ose Share


Provided by water damage columbus