Zgjedhjet e 23 qershorit, Topi: FRD është fobia e Berishës
Nga Fatima Menalla - Fri Jan 11, 4:06 pm
- Lexuar 76 herë
- Tweet
Ka konfirmuar për herë të dytë se partia e tij nuk bën kualicion parazgjedhor me asnjë nga partitë e mëdha ditën e sotme Bamir Topi.
Gjatë takimit të tij me mbështetësit e kësaj partie në Mirditë, Topi ka theksuar se Fryma e Re Demokratike preferon të futet e vetme në zgjedhje pa mbështetjen e partive të mëdha.
Gjithashtu kreu i FRD-së i cilësoi si dëshpëruese akuzat e kryeministrit Berisha në mbledhjen e djeshme të kryesisë të Partisë Demokratike.
Ndër të tjera ai ka theksuar:” Partia Fryma e Re Demokratike është fobia e kryeministrit por 23 qershori do të jetë një ndëshkim popullor për Berishën dhe shpurën e tij. Kryeministri i dëshpëruar dhe në panik bën deklarata të papërgjegjshme. Fryma e Re Demokratik nuk do të bëjë koalicion me asnjë nga partitë e vjetra PS dhe PD”./alb-observer.com/
- Lexuar 76 herë
- Tweet

sending...