Lajm i fundit: Pirro Dhima lobon për Vorio Epirin, u kërkon “llogari” ministrave grekë!
Nga Ilir Konti - Fri Feb 01, 7:35 pm
- Lexuar 1033 herë
- Tweet
Kohët e fundit rishfaqen kërkesat dhe idetë për Vorio Epirin.
Padyshim që leva më e mirë për këtë çështje është deputeti i partisë së PASOK-ut dhe kampioni i botës në peshëngritje Pirro Dhima. Sipas mediave greke, Dhima pas “konsultimit” intensiv me organizatat e minoritetit grek në Shqipëri ka nisur një sërë takimesh për lotimin e tyre.
Madje bëhet e ditur se Organizata për Sigurimin Bujqësor ka paguar pensionet e 767,798 poseduesve të “Epirit të Veriut”, të cilëve u bashkëngjiten dhe pensionistët “grekë” që jetojnë në Shqipëri, por që kanë lidhur një pension të tillë në shtetin fqinjë. Shuma e pensioneve të akorduar nga Organizata e Sigurimin Bujqësor kap shirën e 337,359,419.96 eurove.
Ndërkohë alb-observer.com ju paraqet dhe një pyetësor të cilin deputeti i “Vorio Epirit”, siç konsiderohet nga Organizatat e minoritetit grekë në Shqipëri, por që realisht është deputet i partisë së PASOK-ut, Pirro Dhima i ka drejtuar Ministrit të Punës, Sigurisë dhe Kujdesit, John Vroutsis, në parlamentin grekë.
Pirro Dhima i drejton këto pyetje Ministrit të Punës, Sigurisë dhe Kujdesit, John Vroutsis:
a) Do të ketë kujdes specifik dhe do të trajtohen në mënyrë të veçantë të moshuarit e Vorio e Epirit – kjo për shkak të pozicionit dhe situatës së tyre të vështirë – dhe do të reduktohet afati i parashikuar i qëndrimit të tyre në Greqi, në mënyrë që të lehtësohet pensionimi i tyre nga OGA?
b) Në rastin e pensionimit paralele nga qeveria shqiptare, do të vendosni tavan të pensioneve kumulative, që me të drejtë, nuk i kalon 400 €?
c) Do të merret në kujdes të veçantë “Voreioipeirotissa” e moshuar për të marrë një pension OGA-je, pavarësisht nëse bashkëshorti i saj do të marrë apo pension?

- Lexuar 1033 herë
- Tweet

sending...