Miratohet ligji për Gjykatën Administrative, palët gjejnë konsensus | Albania ObserverAlbania Observer

Miratohet ligji për Gjykatën Administrative, palët gjejnë konsensus

Më në fund, komisioni i ligjeve ka miratuar në tërësi me konsensus ligjin për Gjykatën Administrative, duke marrë parasysh të gjitha amendimet e Partisë Socialiste. Armando Subashi, relatori i çështjes në një prononcim për mediat, ka theksuar se ligji i miratuar sjellë përmirësime nga drafti paraprak.

“Është kënaqënsi edhe për të gjithë kolegët me të cilët kemi gjetur një mirëkuptim maksimal dhe kanë qënë të gatshëm për pranojnë amendimet tona. Ligji që u miratua në tërësinë e vetë sjell përmirësime në draftin paraprak duke shtuar nene dhe dukebërë ndryshime konkrete të çdo neni. Pjesa tjeër do ti takojë komunitetit të gjyqtarëve por unë shpresoj që kemi bërë gjënë e duhur për të dhënë drejtësinë administrative”- është shprehur Subashi.
Sipas tij Gjykata Administrative do të jetë e përbërë në tre nivele, gjykatën e Shkallës së Parë, gjithsej gjashtë në të gjithë vendin, gjykatën e Apelit dhe nga Kolegji i cili do të jetë i posaçëm, me një trupë të specializuar në këtë fushë dhe do të gjykojë vetëm çështje administrative.
Ligji pritet të kalojë në votim në seancën plenare të javës dhe pritet të çlirojë një herë e përgjithmonë biznesin dhe qytetarët nga procedurat e tejzgjatura për zgjidhjen në marrëdhënien me shtetin.

 

Nese ju pelqeu beni
Share ose Recommend


Provided by water damage columbus
Beni 1 LIKE per te lexuar lajmin ju lutem!