Zvicër, përurohet ura e varur më e lartë në Europë - Albania Observer

Zvicër, përurohet ura e varur më e lartë në Europë

08 Dhjetor 2012 | 15:17 Shikime
zvic-r-p-rurohet-ura-e-varur-m-e-lart-n-europ
Ura më e lartë e varur në Europë, u përurua në Zvicër. Ajo ndodhet në Titlis, një mal i Alpeve në Zvicrën Qendrore. Kjo urë me lartësi mbi 3.000 metra ka gjerësi një metër dhe gjatësi 100 metra. Bëhet me dije se hapësira poshtë saj arrin deri në 500 metra. U ndërtua për të nderuar 100-vjetorin e funksionimit të teleferikut Engeberg – Grersnialp, por u kushtoi zviceranëve plot 1.1 milion euro. Qëllimi kryesor për ndërtimin e saj është që të tërheqë turistë të rinj që të vizitojnë zonën dhe të argëtohen në qendrën për ski në Ais Flaier. Konkretisht ura ndodhet në një lartësi 3.041 metra dhe autoritetet vendase paralajmërojnë që më të guximshmit që do të kalojnë mbi të, të kenë nerva të forta sa kabllët e saj. /alb-observer.com/
Shkruaj nje Koment

Na ndiqni: